Një incident është shënuar në Prishtinë, pak para nisjes së ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.
Dy kapsolla me gaz lotsjellës janë hedhur pranë të ftuarve në ceremoni, ndërsa u krijua kaos mes tyre. Nuk dihen ende shkaqet e hedhjes së gazit lotsjellës, teksa n ceremoni marrin pjesë përfaqësues nga vende të shumta të botës. Ndërkaq, nisi dhe ceremonia e inaugurimit, ku Presidenti i ri, Hashim Thaçi u shfaq përkrah paraardhëses së tij, Atifete Jahjaga. Një ditë më parë Hashim Thaçi u betua në Kuvend si kreu i ri i shtetit.