Per shoqaten e muzikes “Rozafa Ekspresion”, kjo e shtune ka qene e vecante, ne promovimin e mjediseve te reja te saj te cilat ndodhen pranë sheshit Gjon Pali i Dyte ne Shkoder.

Nje aktivitet qe i ka mbledhur te gjithe se bashku. I pranishem ne kete aktivitet ka qene edhe zv ministri Kultures, Zef Çuni, i cili pervec urimeve te rastit ka garantuar se ministria e kultures do te mbeshtese me projekte kete shoqate. Kryetarja e Bashkise se Shkodres gjate fjales se saj, pervec falenderimeve dhe kujtimeve qe ne fillimet e kesaj shoqate eshte shprehur se kjo shoqate ngelet nje krenari per shkodren dhe per mbare vendin. Nderkohe Kryetarja e Bashkise se Shkodres gjate ketij aktiviteti i ka dorezuar titullin mirenjohja e qytetit Kryetarit te Shoqates Rozafa Ekspresion Zef Coba, nje titull i miratuar qe ne vitin 2014 nga Keshilli i Bashkise se Shkodres. Shoqata Rozafa Ekspresion, krijuar ne vitin 1999 me inisiativen e dirigjentit dhe kompozitorit Zef Coba. Kjo shoqata ka organizuar me dhjetra koncerte ne mbare vendin dhe jashte tij, duke u kthyer ne simbol te qytetit te Shkodres.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS MEMORIALI NDËRKOMBËTAR I BOKSIT
Artikulli tjetërUDHA E KRYQIT NË KISHËN E ZOJËS, KUSHTUAR MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE