Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka marrë pjesë në inagurimin e firmës së grumbullimit të duhanit në Gurin e Zi.
Ministri në fjalën e tij tha se duhet të dalin të fituar fermerët por edhe grumbulluesit e duhanit dhe për këtë qeveria do vijë në ndihmë. E pranishme ishte edhe ministrja për dialog e Kosovës Edita Tahiri e cila tha se kjo fabrikë ndihmon në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi bëri një propozim konkret për qeverinë që lidhet me fermerët e duhanit. Lidhur me çmimin për kilogram ende nuk është vendosur dhe kjo do variojë në bazë të cilësisë së duhanit ndërsa tashmë fermerët do duhet të mbjellin vetëm farën Virginia Bright.