Policët që humbën jetën për një Shqipëri më të drejtë e të sigurtë do të kujtohen me një yll në Murin e Kujtesës të ngritur në godinën e rikonstruktuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Janë 264 yje të vendosur në këtë mur, dhe ylli më i fundit është për Ardian Kodrën, efektivin e FNSH-së i cili humbi jetën pak ditë më parë gjatë një operacioni policor në Lezhë. Sot u mbajt ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të godinës, ku munguan ish minsitrat Në fjalën e mbajtur ministri Saimir Tahiri kërkoi “të shihet me përparësi rritja e pagës për punonjësit e policisë”