Përmes një mbrëmje gala me te ftuar personalitete te spiktura te te gjitha fushave, është inauguruar një nder investimet me te mëdha ne fushën e hotelerise ne vendin tone.
Hoteli i ri Coloseo ne Tirane, sipas gjithe parametrave nderkombetare, celi dyert te enjten e 27 korrikut duke i dhene jete nje tjeter historie suksesi te vellezerve vizionar Fushaj.
Kompania PVN (me inicialet e tre vëllezërve: Pjerin, Valter dhe Niko) e nisi aktivitetin në mes të viteve 90-të me ndërtime në Tiranë, Shkodër dhe Shëngjin ndersa pas kaq vitesh kjo kompani ka bere emer ne fushen e biznesit.
Te ftuarit jane ndjere te impresionuar nga klasikja e nderthurur me modernen , duke u ndjere se mund te ishin kudo Në Romë me pamjen mbresëlënëse të Colosseo-s New York, Paris, Londër.
Një shesh i bardhë, ku në qendër ngrihet statuja e Heroit dhe Simbolit të luftës heroike të Kosovës, Adem Jashari. Dhe prapa monumentit, qëndron madhështor, hoteli i ri “Colosseo”, Në një ndërthurje mes drurit që vesh mure e mobilje dhe metalit që vjen si një instalacion nga format më artistike nëpër tavan, ndihet fryma e një dizajni modern dhe bashkohor, të ndryshëm nga çdo hotel tjetër në Shqipëri.
43 Dhomat janë arreduar me një frymë minimaliste, por të ngrohtë falë elementit dru. Në zemër të hotelit nga kati i 5-të e deri në katin e 1-rë, zbret ndoshta shandani më i gjatë dhe më spektakolar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri, i gjithi i larë në ar. Shandani është një krijim “custom-made” në fabrikën më të njohur italiane Arredo Luce.