Kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi ka inaguruar paraditen e se premtes qendren shendetsore ne fshatin Domen të njësisë administrative Postribe.

Gjate ketij inagurimi, kryetarja e Bashkise Voltana Ademi, falenderoi donatoret per kete investim nderkohe nga ana tjeter eshte shprehur e hapur per te tjera investime me partnere te huaj. Ajo shton se ndertimi I kesaj qendre shendetsore duhej te behej nga ministri I shendetsise I cili dy vite me pare premtoi dicka te tille por sic shihet ky premtim nuk u mbajt. Jasmina Çoçja kordinatore e projektit thekson se finalizimi me suksese I disa projekteve eshte nje arritje dhe se bashkepunime te tilla duhet te kete edhe ne vazhdim. Jane rreth 600 banore te fshatit Domen dhe Shakot te cilet mund te zhvillojne vizita ne kete qender cdo dite nen kujdesin e mjekut dhe infermiereve qe do te jene aty.

Artikulli paraprak63 DEPUTETË I JAPIN “BEKIMIN” MBETJEVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërRAMA: LIGJI I MIRATUAR NUK KA LIDHJE ME PLEHRAT