Eshte inauguruar ne fshatin Mes-Myselim ne njesine adiministrative postribe xhamia e re e kesaj zone ne pranine e qindra besimtareve te zones.Te pranishem ishin kreret me te larte te myftinise shkoder dhe imame te njohur.Ne fjalen e tij myftiu Imam Muhamed Sytari teksa falenderoi kontributin me fonde te komunitetit u ndal tek rendesia e ketij objekti kulti per vete historine qe mbart dhe dhimbjen e djegjes se xhamise se vjeter ne vitin 2010.

Nga ana e tij myftiu i Malesise se Madhe uroj te gjithe te pranishmit ta gezojne shtepine e re te zotit. Xhamia e Mes-myselimit e cila u ndertua me kontributin e shume besimtareve tashme do te jete ne sherbim te banoreve te zones se Postribes ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se besimit pas gati 4 vitesh qe nga nisja e punimeve. Ne ate kohe , myftinia shkodёr dhe myftiu i sapo emeruar Muhaemd Sytari i bёnin thirrje te gjithe besimtareve musliman ne shkoder, brenda vendit dhe jashtё tij pёr tё kontribuar ekonomikisht pёr rindёrtimin e xhamisё sё fshatit mes-myselim.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRKUJTOHET MESHA E PARË NË VARREZAT E RR’MAJIT
Artikulli tjetër25 VJETORI I MESHËS SË PARË, BASHA: NDERIM DOM SIMONIT