Nje dite e vecante per besimtaret muslimane ka qene kjo e premte ne fshatin Mjede te bashkise Vau i Dejes teksa u inagurua xhamia e re me kontribut te gruas bamirese Fatime Salmin.
Pjese e ceremonise festive ishin drejtues te Myftinise, ambasada e Kuvajtit, Komunitetit Musliman, Myftilere e drejtues te shoqatave.Myftiu i shkodres Imam Muhamed Sytari ne fjalen e tij tha se ky objekt kulti eshte nje tregues i dashurise se zotit per njerzit ne kohen kur fryma e islamofobise po ndihet gjithandej. Zvkryetari i Komunitetit Musliman e quajti nje vlere te shtuar ndertimin e xhamive dhe kontributin e pareshtur te Kuvajtit. Besimtaret muslimane te zones se Mjedes ne bashkine Vau i Dejes do te kene Nje tje vater edukimi dhe dije per besimin ne zot kjo fale kontributit te ardhur nga kuvajti, nje nga shtetet qe po financon me shume se askush ne ndertimin e xhamive.Nje tjeter investim qe u realizua fale ndermjetesimit te fondacionit “Miresia” dhe drejtuesi I saj Korab Kaja. xhamia do te mbaje emrin Abu Rahim es Suejdi dhe Fatime Salmin.Ne fund te ceremonies, te pranishmit mbajten faljen e pare te xhumase.