Deputeti demokrat Ervin Salianj, në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se qeveria nuk e tregon forcën me oligarkët, por me ata që nuk kanë lidhjen me qeverinë.
Salianji foli edhe në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT për prishjen e pishinave në Prestige Resort, për të cilin u shpreh se ishte një aksion kundër mediave të lira.
“U desh të niste sesioni i ri që qeveria të dilte me emergjencë në mëngjes për të treguar që ishte në punë. Kryeministri i trajton pozicionin e tij part time.
Pa diskutim po ta dëgjojë shqetësimin më të madh e kishte atë për pishinat.
Duhet ta kishte kur jemi në raste me ndërhyrje brutale të paligjshëm se më pishina ku lahen përfaqësues të qeverisë llumi e zhuli i korrupsionin e lidhjeve me krimin është i vështirë të lahet. Kemi qenë në pishina jo për qejf por në mbrojtje të mediave, të bërë për shkak të mllefeve personale të Ramës, e dinë shqiptarët sa miliona euro kemi borxh sot për mllefe personale të Ramës, nuk i harrojnë qytetarët këto, siç nuk harrojnë inspektimet e Ramës në resorte ku nuk i pëlqen linja e Hysenbelliu grup ndërmerr të tilla veprime. A ka mundësi që një kryeministër që inspekton ndërtimet e hedh firmën vetë a duhet të mbaje përgjegjësi për shpërdorim detyre. Pra 2 ditësh qeveria nxjerr vendim ku ndryshon mënyrën si do të konsideron ndërtimet pa leje. Tirana nga zonat me më shumë ndërtime pa leje.
Sot dolën për një pallat tjetër 9 kate. A ka shtet këtu a jo. qytetarët ndërtojnë stalla çati e oborre më parë të shkon taksidari se ustai pavarësisht se kontraktohet. në kushtet ku çdo qytetari të palidhur me qeverinë i turren me gjithë çfarë kanë, nuk e bëjnë me oligarkët por në mënyrë selektive”, tha ai.