Rrjeti prestigjoz i supermarketeve “Spar”, i cili prej disa vitesh gjendet në tregun shqiptar, vjen në Shkodër me ambjentet e reja.

Këtë të premte, nën shoqërinë e dhjetëra të ftuarve u inagurua në qendrën tregtare në afërsi të “Bexhistenit”, nga ku janë punësuar me dhjetëra të rinjë e të reja.

E pranishme në hapjen zyrtare dhe prerjen e shiritit ishte zv/Kryeministrja Senida Mesi, e cila vlerësoi investimin gjigant si një risi që i duhej Shkodrës.

Investitori Esat Ademi, shprehet se ky investim i duhej Shkodrës dhe padyshim do të shërbej si një hapësirë për punësimin e shumë personave.

“Spar” është një ndër rrjetet më të njohura të supermarketeve në të gjithë botën, me një pjesëmarrje në 40 shtete të ndryshme. Cilësia dhe kualiteti i produkteve më të mira në treg është misioni i kësaj kompanie.

Me çmimet më konkuruese në treg, të gjithë shkodranët tashmë kanë mundësinë të furnizohen dhe konsumojnë vetëm shëndetshëm. “Spar”, e gjeni në hyrje në të majtë të në zonën e quajtur “Bexhisteni”.

 

Artikulli paraprakKRIM NË FAMILJE, BURRI VRET GRUAN NË SHKODËR
Artikulli tjetërEVIDENTIMI I DËMEVE NGA PËRMBYTJET