Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër u bë inaugurimi i klasës READ. Ky projekt pilot zbatua në kuadër të programit me të njëjtin emër i cili po zbatohet prej kohësh në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe si fillim do t’i shërbejë nxënësve të shkollave të ndryshme.
Ndërkohë, Ardiana Fishta, pedagogia e asociouar tregon ndikimin pozitiv të këtij projekti në formimin e fëmijëve.
Klasa READ tashmë është plotësuar me të gjithë kushette për ofrimin e një eksperience të veçantë për nxënësit e shkollave të ndryshme të qytetit. Ndërsa për realizimin e saj kanë kontribouar studentët e ciklit të studimeve Master në gjuhën Angleze.