Kompleksi sportiv “Lici” është risia më e re e sportit në qytetin e Shkodës. Një investim që kap shifra të mëdha vjen në një hapësirë prej 2500 metrash katror. “Lici” është një kompleks sportiv, i cili është çertifikuar nga FIFA, me rregulla dhe vijëzime të dy fushave si të futsallës me dimensione 40 me 20 metër. Inaugurimi zyrtar është bërë pasditen e së enjtes, me një numër të madh të ftuarish.

I pranishëm ishte edhe drejtori sportiv i Akademia “Vllaznia”, Alban Hasani, i cili u shpreh se ky investim i duhej qytet të Shkodrës, në shërbim të sportit. Kompleksi sportiv “Lici” ka në përbërje dy fusha të cilat janë pajisur me tapete ekologjik, të parët në Ballkan.

Katër salla zhveshjeje dhe me një ambjent i cili ngrohet përgjatë të gjithë periudhës së vitit. Ambjente dhe kushte moderne, i pari dhe i vetmi vjen si një risi në qytetin e Shkodrës. Kompleksin sportiv “Lici” e gjeni në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprak‘100 FSHATRAT’, INVESTIME PËR BUJTINA E FERMA
Artikulli tjetërVLLAZNIA “I JEP DUART” CHARLES ATSINËS