Marina sea food është restoranti më I ri në qytetin e Shkodrës. Me një gamë të gjerë të produkteve të peshkut të detit por edhe te liqenit ku me këtë ndërthurje është menduar që të sjellin një risi në qytetin e Shkodrës. Klodian Marku si menaxher I përgjithshëm I “Marina Seafood” tregon se e gjithë kjo vjen si pjesë e një experience të më parshme në fushën e gastronomisë dhe restoranteve.
Marku tregon se vendndodhja e restorantit është e mirëmenduar duke synuar të tërheqin sa më shumë përveç vetë shkodranëve edhe vizitorët nga qytete të tjera apo edhe turistët.
“Marina Seafood” është I pozicionuar në qendër të qytetit në afërsi t ëish degës së brendshme e cila tashmë ështëë I hapur për të gjithë klinetët që kanë dëshirë të shijojnë produktet e peshkut të detit dhe liqenit.