Është hapur në qendër të qytetit të Shkodrës një nga bizneset më të veçanta, “Shtëpia e Shijes”. Me një larmishmëri të produkteve të përpunuara të mishit, të verërave dhe ëmbëlirave tashmë qytetarët shkodranë do të kenë mundësinë të shtojnë shijen në tryezat e tyre.
Gerald Rraboshta, përfaqësues I “Shtëpisë së Shijes” tregon se produktet në këtë dyqan janë të gjitha të cilësisë premium dhe autentike, pra nuk mund të gjenden në asnjë dyqan apo market tjetër.
Në 3 ditët e para të hapjes, ky biznes ofron zbritje për të gjithë klientët me rastin e festave, ndërkohë që për të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë “Shtëpinë e Shijes” në Bulevardin “Zogu I Parë”