Me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve dhe përfaqësuesve të bashkisë Vau-Dejës, Myftinia e Shkodrës inauguroi mesditën e të enjtes xhaminë e re të Kryebushatit, një investim i kryer me mbështetjen e donatorëve nga shteti i Kuvajtit.

Kryetari i Bashkisë Vau-Dejës Zef Hila uroi gjithashtu të gjithë besimtarët e Kryebushatit dhe jo vetëm, për këtë investim madhor në shërbim të fesë myslimane. Kjo pikë referimi e re për fenë myslimane do t’u shërbejë qindra banorëve të Kryebushatit dhe fshatrave përreth në Njësinë Administrative Bushat.

Artikulli paraprakGJERMANIA MBËSHTETJE PËR PRAKTIKËN E STUDENTËVE
Artikulli tjetër“MARUBI” NË SHKOLLËN E FËMIJËVE TË KOMUNITETIT ROM