Një incident ka ndodhur sot në Hotel Tirana ku kryeministri Rama po prezantonte projektin e stadiumit të ri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe të ftuar nuk janë lejuar nga rojet e Gardës të hyjnë në sallë. Mes tyre ishte Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi. Incidenti ndodhi pak pasi kryeministri Edi Rama kishte nisur të fliste në mbledhje. Lubonja, Rakipi dhe Bushati kanë qenë kritikë me projektin e prezantuar pak ditë më parë për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në vendin ku sot është stadiumi “Qemal Stafa”. Një nga pikat më të kritikueshme të këtij projekti është pikërisht kulla që është parashikuar të ngrihet bashkë me projektin e stadiumit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRRËZOHET HELIKOPTERI ME 13 PERSONA, ASNJË I MBIJETUAR
Artikulli tjetërEUROVISION-i NDALON FLAMURIN E KOSOVËS, E LISTON ME ATË TË ISIS-it