Një incident ekologjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës. Kështu shkruan e përditshmja malazeze ‘Vijesti’ duke shtuar se ujërat e zeza i përkasin Shqipërisë.

Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë se ishte e pamundur të peshkohej për shkak të erës së keqe të padurueshme.

“Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga Velipoja që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, përmes kolektorit, kalojnë nëpër ujërat tona të pasme”, pohon një nga peshkatarët.

Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë, përfundon shkrimi i Vijestit.

Artikulli paraprakMAKINA PLOT ME KANABIS, KETAMINË DHE EKSTAZI ME DESTINACION MALIN E ZI, ARRESTOHEN 4 PERSONA NË MURIQAN
Artikulli tjetër‘VIP’-AT NË KONKURRENCË PËR TË RRITUR INFLUENCËN NË RRJETE SOCIALE! NJË POSTIM NË INSTAGRAM ARRIN NË 3500 EURO