Për herë të parë përfaqësues të PS përkujtuan 77 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Europë në Postribë. Por prania e socialistëve shkaktoi një incident. Menjëherë pasi kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci vendosi kurora me lule në bustin e lëvizjes së Postribës, një banor i zonës Bardhyl Shaba i mori kurorat duke i hedhur të tokë me pretendimin se komunistët i kanë pushkatuar gjyshin.
Ish kryetari i ish komunës Postribë Faz Shabaj, një përfaqësues i demokratëve vlerësoi ardhjen e kryebashkiakut Beci.
Kryebashkiaku Beci pas incidentit u largua duke mos pritur ceremoninë që kishin më pas demokratët për kryengritjen e Postribës. Për 33 vite kjo ngjarje është përkujtuar vetëm nga përfaqësues të PD ndërsa për herë të parë edhe të majtë vendosin kurora me lule aty.