Një incident tragjik i ka marrë jeten një 56-vjeçari, punonjës i një gomisterie në Lezhë.Spase Milloshi, ishte duke riparuar gomen e një trajleri të tonazhit të rëndë dhe gjatë punës, rrethi prej hekuri i gomës është shkëpur, duke e goditur 56-vjeçarin në kokë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes pranë një gomisterie në superstraden Lezhë-Milot, në afersi të kryqëzimit të Spitënit.Autoambulanca e Spitalit Rajonal të Lezhës me përsonelin mjekësori mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por 56-vjeçari Milloshi u gjet pa shenja jete, për shkak të plageve të shumta që kishte marrë në kokë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve të këtij incidenti të rëndë, që i mori jeten 56-vjeçarit Spase Milloshi, ndërsa në lidhje me rastin pritet të nisë verifikimet edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë.Spasë Milloshi me banim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, punonte prej vitesh me të gjithë rregullat pranë kësaj gomisterie.

Kjo nuk është hera e parë që një punonjës servisi humb jetën pas shpërthimit të një gome.
Në korrik të 2021 një 20 vjeçar, punonjës servisi humbi jetën në Kënetë pasi goma e kamionit që po rregullonte i shpërtheu. Po ashtu në mars të 2020 një gomist 28 vjeçar në Bathore humbi jetën pasi i shpërtheu një gomë.

 

Artikulli paraprakBONUSI, PENSIONISTËT: MBËSHTETJA TË JETË E VAZHDUESHME
Artikulli tjetërVONESAT PËR PENSIONET, REAGON POSTA SHQIPTARE