Sheferi i ambasadorit të Turqisë në Maqedoni është sulmuar fizikisht. Siç raportojnë mediat në Maqedoni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 para ministrisë së Kulturës në Shkup.

Pas ngjarjes Orhan Sali, ka denoncuar në polici duke theksuar se ndërkohë që ka qenë i parkuar me makinën “Mercedes” me targa diplomatike, pronësi e ambasadës në të cilën ka pasur të vendosur edhe flamur të Turqisë, personi me iniciale N.N ka tentuar ta largojë flamurin nga makina. Ai ka theksuar se kjo është Maqedonia, por nuk ka arrit qëllimin e tij dhe në atë moment ka filluar të sulmojë fizikisht shoferin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, shkruan Ina.

Artikulli paraprakMESDHE, FRIKË PËR MBI 200 EMIGRANTË TË MBYTUR NGA LIBIA
Artikulli tjetërSINJALI I GJERMANISË: MË PAK EKSPORT ARMËSH DREJT TURQISË