Incidente në ndeshjen Vllaznia- Tirana, shoqërohen 10 tifozë
Incidentet e tifozerive të Vllanzisë dhe Tiranës nuk kanë munguar sërish në stadiumin “Loro Boriçi”. Në takimin e luajtur mesditën e kësaj të enjte në Shkodër, dy tifozeritë janë përleshur me njëri-tjetrin, pas përfundimit të ndeshjes. Tifozët kanë hedhur kapsolla në tribunë, ndërsa përplasjet kanë vijuar edhe jashtë ambienteve të stadiumit. Incidentet e tifozerive në ndeshjen mes Vllanznisë dhe Tiranës janë rast i përsëritur, pasi disa vite më parë, fusha e “Loro Boriçit” u pushtua nga tifozeritë e të dy ekipeve, duke sjellë edhe konfrontime të ashpra fizike, deri edhe në dhunë ndaj lojtarëve. Vettingu, Rama: E vonuan po s’e penguan, tani të nisë spastrimi