Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla nga jashtë Kuvendit deklaroi se dhuna e sotme në sallën plenare ishte përdorur kryesisht nga vajzat dhe gratë deputetë të opozitës.
Në një prononcim për mediat, Balla tha se Berisha inicioi dhunën, ndërsa i dha porosi Bashës dhe Kryemadhit.
“Në emër të grupit parlamentar, sot ka pasur dhunë dhe akti më i rëndë është se një pjesë me e mëdha e dhunës ka ardhure nga deputete vajza dhe gra. Sot është seanca e fundit plenare.
Po ashtu sikurse jo më larg se dje procesi i vettingut po ecën përpara dhe shprehja më e qartë e një solidaritet kundër politikanëve të korruptuar Lulzim Basha, Kryemadhi, Berisha. Kordinatori i dhunës ishte Berisha që udhëzoi Monikën dhe Lulin.
Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e tij. Procesi i vettingut duhet të vijojë në paanshmëri të plotë. Edhe pas përpjekjeve të sotme, ne në datë 17 do kemi lajme të mira.”, tha Balla.