Esat Mala ka përjetuar një situatë të tmerrshme në stadiumin “Roza Haxhiu” gjatë “Klasikes” së futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Në momentet që ai po festonte me shokët golin e katërt të kuqebluve, disa kapsolla shpërthyen pranë tyre. Si pasojë e shpërthimit të tyre, Mala u shtri për tokë, duke u mjekuar fillimisht në fushën e lojës dhe më pas u nis për një mjekim të specializuar në urgjencën e spitalit të Lushnjës. Ai u rikthye në fund të takimit në stadium dhe në një intervistë shpjegoi gjithçka.

Mala foli edhe për ndeshjen, ku tha se ndihet i kënaqur me këtë fitore, ndërsa u ndal edhe tek momenti i golit të shënuar nga ana e tij.

Ndërkohë, për hedhjen e lëndëve plasëse në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia, Policia mori masa për dy tifozë bardheblu, duke u proçeduar penalisht dy 19-vjeçarë.

Artikulli paraprakI DORËZOI SPIROPALIT PROGRES-RAPORTIN, GONZATO: ROLI I KUVENDIT, I RËNDËSISHËM! DEKLARATA PËR PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërBERISHA SHPALL PROTESTËN E RADHËS: TË SHTUNËN NË ORA 12:00, OPOZITARËT MARSHIM ME MOSBINDJE CIVILE NË SHKODËR