Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagon për incidentet e ndodhur ditën e sotme gjatë aksionit të prishjes së objekteve të “Astiri”.

Reagimi i Metës:

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Artikulli paraprakNXORI NË PRITË TEK HASMIT SHOKUN E TIJ TË FËMIJËRISË, ARRESTOHET BASHKËPUNËTORI I VRASJES SË ERI ZEFIT
Artikulli tjetërINFO PLUS – 12.11.2019