Është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar i plagosuri me armë në urgjencën e spitalit të Fierit.
Ngjarja i parapriu një sherri mes dy familjeve më 31 gusht në Levan, ku mbetën të plagosur 5 persona.
Pas mbërritjes në spital, njëri prej shoqëruesve të të dëmtuarve i mori armën nga brezi policit dhe qëlloi Aleksandër Zhapajn.
Po kështu po vijnë në Tiranë për mjekim të specializuar edhe Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj të cilët ndodheshin në reanimacion e spitalit Fier.
Aktualisht ne spitalin e Fierit ndodhen Aldi dhe Gentian Zhapaj.
Si degradoi ngjarja?
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe.
Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapajn.
Ndërsa dy prej personave të tjerë u plagosën me sende të forta dhe dy me mjete prerëse.
Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapaj, djemtë e Aleksandirit, janë plagosur me sende të forta.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.