Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me kryeministrin luksemburgez u pyet për praninë e agjentëve rusë në vendin tonë pas incidentit në Gramsh. Sipas Ramës, të ashtuquajturat ish baza ushtarake, ose objekte të rëndësisë së veçantë ku thotë se janë të deklastifikuara si objekte që prej vitit 2012.
‘Meqë ma dhatë mundësinë, më lejoni të them se mjegulla e ngritur ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë është për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte, ato janë karankatina të deklastifikuara si objekte të rëndësie së veçantë në vitin 2012.
Kanë statusin e SHKP-ve, si të skualifikuara.
Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë. Kështu që i takon hetimit të përcaktojë më shumë. Shqetësimi ynë është ky ësht qëllimi i vërtetë. Kjo i shërbeu nxitjes së një kapërdijë se panik nuk kishte, pashë njerëz që bënin humor të thirrjeve të urrejtësve profesionist.
Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake. Këta persona të cilët, për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje…
Spektakël me ndihmë të të gjithë kronikanëve.’- tha Rama.