Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit sot në Kuvend. “Nuk ka rrezik më të madh për botën se budallallëku i vetëdijshëm, dëmton shumë, aq më tepër kur gëzon mandat.
Në rastin tonë ky problem është më i madh, pasi ëbudallai është një njeri me shiringë në dorë që e hedh bojën me shiringën përpjetë. Nuk është një por dy parti që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë që secili përpiqet që të kërcëjë sa më lart.
Kjo është e komplikuar, jo punë grushtesh dhe shkelmash. Ky është një lloj i vecantë budallai, palo budallai. Sot ishte dita kur shqiptarët e Maqedonisë i kishin sytë të Kuvendi dhe në mes të zisë do të votohej për Maqedoninë në NATO.
Mirëpo për fatin më të keq, kjo u bë dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbën Xhaferit dhe të gjithë atyre që luftuan me pasion të madh për flamurin, historinë edhe të drejtat e shqiptarëve dhe sot jetojnë përmes veprës së tyre, por u bë dita e budallallëkut të opozitës, që ofendoi kryetarin shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë.
Sot një katran me bojë i vuri vulën një tjetër shfaqe turpëruese. Asnjë armik i marrëveshjes së Ohrit, apo shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe këtij kombi nuk do ta katranoste dot më keq sot imazhin e Shqipërisë.
Si të mos mjaftonte budallai me shiringë në dorë, ia beu dhe boja vetë që tha se shiringa ishte stilograf. Ata nuk e kanë me mua, e kanë me ju. Durimi nuk më humbet veçse më kalit.
Këta janë të zhurmshëm, por edhe të lodhshëm, por do të mbeten një pakicë që shumicë nuk do të bëhen. Kjo është një luftë që vijon dhe mes mavrisë me bojë dhe Shqipërisë” tha ai.