Caritasi i Dioqezës së Sapës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Punës, nga Bashkia Vau e Dejës dhe aktorë të tjerë që kanë lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, sfidat dhe zbatimin, në kuadër të projektit “Inclusion”.

Për menaxheren e këtij projekti, Joana Juka, ai realizohet prej dhjetë vitesh dhe deri më tani ka rezultuar i suksesshëm.

E pranishme në takim ishte edhe drejtorja e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani, e cila u shpreh se përgjatë viteve të fundit ka patur interes të shtuar edhe të biznesit për të punësuar personat me aftësi të kufizuar,

ndërsa ligjërisht u takon që të punësohet të paktën një person për 25 të tjerë.

Vetë personat me aftësi të kufizuara shërbejnë edhe si konsulent për të ndërlidhur personat e tjerë për punësimin, i tillë është edhe Gjovalin Marku.

Qëllimi i projektit “Inclusion” është përmirësimi i jetesës dhe vetëpërfaqësimi i shtuar për personat me aftësi të kufizuara, rritjen e njohurive dhe forcim të angazhimit të tyre.

Vitet e fundit, personat me aftësi të kufizuara janë integruar ndjeshëm në tregun e punës.

 

Artikulli paraprakADEMI: DECENTRALIZIM NË QEVERISJEN VENDORE
Artikulli tjetërFERMA AGRO – TURISTIKE NË ANËN E MALIT