Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke komentuar raportin mbi Indeksin e Demokracisë shprehet se shkak i përkeqësimit të Shqipërisë në renditje janë bërë nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes.

“Indeksi i Demokracisë e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin” shkruan Basha.

Dje u publikua edhe raporti i Transparency International, ku Shqipëria humbi 7 vende në vitin 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I KËSHILLIT TË EUROPËS SOT NË TIRANË, RAMA: DO TË FLASIM PËR KONFERENCËN E DONATORËVE
Artikulli tjetërNË 28 JANAR MBLIDHET NË BRUKSEL SAMITI PËR BALLKANIN PERËNDIMOR! SASSOLI: I ZHGËNJYER QË NUK U HAPËN NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË