Një anije konteniere, e zhdukur pothuajse 10 vjet më parë ka dalë nga ujërat e detit në Myanmar. në pjesën perëndimore të Burma-s në Indi Në bord nuk kishte asnjë pjesëtar të ekuipazhit dhe asnjë mall.
Si në një film horror, anija e madhe, me gjatësi 177 metra është gjetur në thellësi nga një grup peshkatarësh, jo shumë larg nga kryeqyteti tregtar Yangon.
Pas disa ditësh hetime hetuesit kanë zbuluar misterin për anijen e emërtuar Sam PB1600, që mbante flamurin indonezian. Anija në fillim ishte nisur drejt Bangladeshit, por më pas është braktisur në det nga një rimorkio që e tërhiqte pas një defekti që kishte pasur.
Anija është gjetur pa ekuipazh sepse të 13 pjesëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur mjetin për shkak të motit të keq dhe që nga ai moment anija humbi gjurmët.
Mjeti lundrues është parë për herë të fundit në vitin 2009.