Rreth 60 persona rezultojnë tashmë të vdekur, pas ngjarjes tragjike të një dite më parë, kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi.

Dhjetëra të tjerë janë të plagosurit e aksidentit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.Situata e pazakontë bëri që spitalet lokale të mos kishin më hapësira për trupat e pajetë, duke i detyruar autoritetet shëndetësore t’i linin disa prej tyre jashtë.

Fatkeqësia, që ndodhi në Amritsarin verior gjatë së premtes, nxiti sërish thirrjet për reforma sa i përket sigurisë në sistemin hekurudhor të tronditur thellë nga aksidentet në Indi, aty ku regjistrohen mijëra të vdekur çdo vit.

Raportimet e djeshme thonin se treni goditi një turmë njerëzish, që ishin mbledhur mbi shina për të parë djegien e një portreti të mbushur plot me fishekzjarre të mbretit demon Ravana, pjesë e një festivali hindu.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAJNIM FALAS I OFRUAR NGA GOOGLE
Artikulli tjetër“HIPOTEKA”, PROCEDOHEN 11 PËRSONA NË KURBIN