BARCELONA HUMBET ME NAPOLIN, XHEMAILI GOL NGA 30 METRA.
Nderkohe Juventus ka mposhtur  Indonesia All-Star në miqësoren e mbyllur para pak minutash. Sfida e luajtur në Xhakarta u mbyll në shifrat tenistike 1-8 në një stadium që ishte shndërruar në arenë festimesh. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3 pas një gabimi të juventinëve në mbrojtje, ndërsa Pirlo barazpeshoi gjithçka pas një 11-metërshi.

Më pas, e gjithë ndeshja u kthye në seancë stërvitore për bardhezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës edhe shtatë herë të tjera. Blerim Xhemaili ishte autor i një goli nga rreth 30 metra, i cili i dha fitoren ekipit të Napolit në ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës. Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u shënua në minutën e 80-të, por duhet përmendur se pavarësisht gjuajtjes së fortë të shqiptarit nga Maqedonia edhe portieri i ri i Barcelonës nuk u tregua në lartësinë e duhur. Portieri Claudio Bravo ishte protagonist i një pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë, pas një goditje me kokë të Marek Hamsik. Së fundi është folur për një transferim të mundshëm të Xhemailit drejt kampionatit rus, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Të shohim nëse me golin e realizuar ndaj Barçës, lojtari do të fitojë besimin e trajnerit Benitez apo ky gol do të shërbeje për të rritur vlerën e kartonin të tij. 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/eh_IEHiI4fY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODRAN MUSTAFI TEK VALENCIA PËR 8 MLN EURO
Artikulli tjetërÇFARË BËNI JU PËR SHKODRËN