Një seri shpërthimesh me bomba kanë tronditur kryeqytetin indonezian, Xhakarta, që janë shoqëruar me të shtëna me armë zjarri të vazhdueshme.
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë nga shpërthimet, thotë policiapas sulmeve që përfshinë një qendër tregtare në afërsi të zyrave të OKB-së. Policia tha se katër sulmuesit e dyshuar kanë vdekur. Mbetet e paqartë se kush fshihej prapa sulmit. Presidenti Joko Ëidodo ka bërë thirrje për qetësi, por dënoi “aktin e terrorit”. “Ne të gjithë jemi të pikëlluar për viktimat e rëna të këtij incidenti, por ne gjithashtu dënojmë aktin që ka shqetësuar sigurinë dhe paqen dhe ka përhapur terror në mesin e popullit tonë,” tha ai. Zëdhënësi i policisë kombëtare, Anton Charliyan tha për mediat vendore, se policë civilë ishin në mesin e të vdekurve dhe që ndërkohë është bërë asnjë arrestim. Indonezia është sulmuar nga grupet islamiste militante në të kaluarën dhe ishte në gatishmëri të lartë gjatë periudhës së vitit të ri pas kërcënimeve nga të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).