Brigjet e lumit Kir vijojnë të përdoren si vend depozitimi për mbetje urbane dhe inerte të ndryshme.

Pamjet flasin qartë për situatën problematike të krijuar në shtratin e lumit. Fenomeni e përsëritur përbën problem shqetësues për banorët e fshatit Bardhaj, të cilët përballë pamjaftueshmërisë së konteinerëve në zonë, hedhin çdo ditë mbetje urbane dhe inerte pranë urës së Bardhajve.

Depozitimi i vazhdueshëm ka bërë një hapësirë e madhe toke pa pronar të bëhet e papërdorshme, ndërsa ngushtimi i shtratit të lumit Kir është i vazhdueshëm.

Pak muaj më parë, thirrja e bërë nga pushteti lokal në Njësinë Administrative Rrethina se do të ndëshkohet çdo person që depoziton inerte në lumin Kir, mesa duket ka frenuar fenomenin, megjihëse problematikat e mbartura ndër vite janë të mëdha.

Ndërkaq, në shumë raste, edhe Inspektoriati i Mjedisit ka dënuar fenomenin e përsëritur të hedhjes apo djegies së mbetjeve urbane pranë urës së Bardhajve, por deri tashmë ka munguar bashkëpunimi konkret ndërinstitucional për të shmangur dëmtimin si dhe rrezikun epidemiologjik që u kanoset banorëve përreth.

Artikulli paraprakMETA PRESIDENT, PËRCAKTOHEN EDHE DETAJET
Artikulli tjetërSHERBIMI SOCIAL NË NDIHMË TË INVALIDËVE