Vetëm në pak vite lumi Kir në qytetin e Shkodrës rrezikon të humbasë shumë nga vlerat e tij për qytetitn.

Prej vitesh, ky lum shumë i rëndësishëm është lënë pothuajse totalisht në harresë. Dëmet e pësuara gjatë 2 dekadave të fundit kanë qenë të mëdha, ndërsa rikuperimi i tyre ka një kosto të konsiderueshme. Një nga problemet më emergjente janë mbetjet e shumta të hedhura përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Sasi të mëdha inertesh janë akumuluar në zonën e quajtur Tepe, ku sasia e depozitimeve rritet çdo ditë, pasi institucionet përgjegjëse deri tashmë nuk kanë marrë masa konkrete. Devijimi i rrjedhës së lumit rrit gjithashtu rrezikun e përmbytjeve të shpeshta në lagjen Ajasëm. Në gjithë këto vite aksionet për pastrimin e tij kanë qenë shumë të pakta krahasuar me nevojën që ka. Në asnjë rast lumi n uk është pastruar gjatë gjithë rrjedhës së tij. Ndërhyrjet e vetmë kanë qenë gjatë periudhës së dimrit për të shmangur rrezikun e erozionit. Përtej mungesës së ndërhyrjes institucionale, edhe ndëshkimi i përgjegjësve ka munguar. Jo rrallë here, në këtë zonë banorët, duke mos pasur zgjidhje tjetër djegin grumbuj të tërë me mbetje.

Artikulli paraprakUJI I PIJSHËM, GJYLI: KEMI PARAMETRA TË LARTA HIGJENE
Artikulli tjetërRRITEN PENSIONET, FILLON TËRHEQJA E PAGESAVE