Grumbuj të pafundëm mbeturinash e inertesh vazhdojnë që të hidhen në afërsi të urës së Bardhajve, në bregun e lumit Kir.
Situata është përkeqësuar kohët e fundit për shkak se persona të papërgjegjshëm e shfrytëzojnë atë hapësirë si vendepozitim mbeturinash e inertesh.
Një banor i zonës na tregon se shoferët vijnë nga Shkodra dhe i shkarkojnë inertet në këtë vend.
Hedhja e inerteve është problemi urgjent që bashkia e Shkodres po mundohet ta shmangë. Menaxhimi i mbetjeve është një ndër problemet më të prehta
Rritja e vazhdueshme e konsumit, zhvendosjet e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, të pashoqëruara me një administrim të kujdesshëm të mbetjeve, i kanë kthyer ato në një burim të ndotjes së ambientit dhe të sëmundjeve.
Në mungesë të kontrollit të territorit nga institucionet vendore qytetarët dhe bizneset te pandërgjegjësuar për efektet e ndotjes, vazhdojnë prej më shumë se 20 vjetësh të përdorin zona të tilla si kosh mbeturinash.
Por rreziku afatgjatë këtu është depozitimi në rrjedhën e ujit të lumit gjatë dimrit i substancave kimike dhe mbetjet që nuk shpërbëhen.
Pavarësisht kësaj shpeshherë është dëgjuar në deklarata të ndryshme të institucioneve përgjegjëse se do të ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave dhe do të ndëshkohen përsonat që shkaktojnë dëme në mjedis, por që deri më sot këto premtime kanë qënë vecse premtime boshe