Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur.
Kjo zakonisht ndodh si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj funksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.
I ftuar ne studion e Info Plus, ka folur per shkaqet e infarktit Kardiologu i Spitalit te Shkodres, Edmir Smajlaj.Smajlaj shprehet se infarkti mund te parandalohet nese nuk i neglizhojme shenjat qe ajo shfaq me perpara.I pyetur per shenjat qe jep infarkti, kardiologu u shpreh se shenjat klinike jane dhimbje e forte e gjoksit, personi ndihet konfuz dhe i shqetesuar, ka te vjella dhe djerse.Por jo gjithmone shenjat klinike jane keto qe sapo permendem mund te jene edhe me te varfra çfare çon edhe ne neglizhimin e infarktit.
Smajlaj: Popullata e Shkodres paraqitet me nje rrisk te larte per infarktin e miokardit per disa arsye qe jane konsumimi i duhanit, obeziteti, diabeti, niveli i stresit etj.Zakonisht infarkti njihet si patologji qe prek moshat mbi 40 vjeç por kohet e fundit po prek edhe moshat e reja 20-30 vjeç per shkak te arsyeve qe permendem.Ne rast se kemi te bejme me nje person qe ka dhimbje te dorta gjoksi gjeja me e mire qe mund te bejme eshte ti drejtohemi spitalit dhe ndihmes se specializuar.