Moshat e reja janë aktualisht më të prekurit nga koronavirusi. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë 19% e personave të prekur nga të gjitha variantet e virusit Sars Cov 2 që prej fillimit i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç. Edhe pse simptomat dhe sëmundja tek kjo kategori kalon shpesh me forma të lehta së fundi mjekët kanë venë në pah se kemi edhe raste në shërbimet intensive dhe fatalitete.

Që prej fillimit të qarkullimit të virusit deri më sot vdekshmëria tek kjo grupmoshe zë vetëm 1% të fataliteteve në total. E kur flasim për infektimet, shohim se grupmosha 40-49 dhe 50-59 vjeç kanë të njëjtin nivel infektimesh që zë 18% të të infektuarve, me rritjen e moshës infektimet bien por fatalitetet janë në rritje.

Vetëm 12% e infektimeve është mbi moshën 70 vjeç por fatalitete për këtë kategori zënë 48% të totalit të jetëve të humbura. Në të gjitha rastet mjekët rekomandojnë vaksinim për të shmangur format e rënda por edhe ulur nivelin e fataliteteve.

Artikulli paraprakBIG MAMA I SHTANG TË GJITHË ME RRËFIMIN E TRISHTË, JA ÇFARË KA NDODHUR
Artikulli tjetërBASHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË: JA ÇFARË THOTË AI