816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar gjatë këtij viti në qendra shëndetësore dhe spitale.

Lajmin e bën të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar mëngjesin e kësaj të martë disa foto të tyre.

“Mirëmëngjes! Me lajmin e mirë se 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti, në qendra shëndetësore dhe spitale, nga veriu në jug, për të shërbyer sa më pranë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSITUATA ME ZJARRET, MINISTRI PELESHI: SHMANGËM RREZIKUN
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ PRET TË NGARKUARIN ME PUNË TË SHTETEVE TË BASHKUARA NË TIRANË, DAVID WISNER