Pas mjekëve, edhe infermierët shqiptarë po ikin drejt tregut europian të punës. Urdhri i Infermierit, ku ata drejtohen për të marrë vërtetimin se u është njohur e drejta ta ushtrojnë këtë profesion në vendin e tyre, kërkesë kjo e vendit pritës, raporton se viti 2017 ka shënuar ikje masive të tyre. “Vetëm gjatë 2017 kanë ikur 617 infermierë dhe çdo ditë vijnë të pajisen të tjerë me këtë dokument”, thotë Sabri Skënderi.

Sipas Urdhrit të Infermierit shqetësimi bëhet më i madh pasi po ikin infermierët që punojnë në spitale dhe kanë përvojë, ndërsa vendin e tyre e zënë infermierët e rinj. Urdhi i infermierit shpreh rezerva edhe për cilësinë infermierëve që nxjerrin shkollat tona, pasi sipas tij kjo është një ndër arsyet që ata nuk preferohen nga tregu i huaj dhe në fillim punojnë si ndihmës infermierë.

“Shkollat tona nuk ofrojnë praktikë. Ata atje duhet të bëjnë njëherë 500 orë praktikë që të fillojnë punë më pas infermierë”, thotë Skënderi. Vetëm Gjermania kërkon mbi 20 mijë infermierë, ndërkohë që ky profesion është i kërkuar edhe në Kanada dhe SHBA.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, KQZ VENDOS SOT PËR DY DEPUTETËT REHOVICA DHE RAKIPI
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 3 JANAR