Maqedonia e Veriut është duke u përballur me rritjen e inflacionit për të paktën dhe 3 muajt e ardhshëm. Sipas parashikimit të Bankës Popullore (BP) në Shkup, rritja ekonomike do të jetë e ulët, ndërsa viti do mbyllet me inflacionin prej 14.3%.

Banka Popullore ka paraqitur dy skenarë të Prodhimit Bruto Vendor. Skenari I parë është ai i rritjes ekonomike me 2.3%, ndërsa i dyti është ai me 2%. Për vitin 2024 parashikohet një rritje e Prodhimit Bruto Vendor në 3.6%, ndërsa për 2024-ën, ndërsa për 2025 ai prej 4%. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska, u shpreh se: “Rreziqet për projeksionet konsiderohen në rënie dhe janë të lidhura me rrethanat e jashtme, sidomos me rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe implikimet e tregjeve globale kundrejt produkteve bazë dhe kundrejt rritjes së ekonomisë evropiane. Konteksti i pasigurt global e thekson më shumë nevojën e politikave vendore të kujdesshme”.

Për dallim nga inflacioni që ka Bashkimi Evropian, në Maqedoninë e Veriut varësia nga importi është shumë më i madh. Në Maqedoninë e Veriut, tregu i hapur përbën 140% të Prodhimit Bruto Vendor ndërsa në BE vetëm 70%. Një tjetër faktor është dhe varësia e madhe e importit në sektorin energjetik, shporta konsumatore, përkatësisht në Maqedoninë e Verit shpenzohet 50% për ushqim e energji, ndërsa në Evropë vetëm 30%.

Artikulli paraprakKRYEPLAKU I OBOTIT: U IZOLUAM, BANORËT ASNJË NDIHMË
Artikulli tjetërTAKIMI MES SALI BERISHËS DHE ILIR METËS, KREU I PD ZBULON DETAJET, JA PËR ÇFARË U DISKUTUA