Norma e inflacionit në Kroaci, ndonëse me ritme më të ngadalta krahasuar me muajt e kaluar, duke mbetur ndër më të lartat në Evropë, me çmimet me pakicë që u rritën 12,8% në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha Instituti kroat për Statistikat Kombëtare duke specifikuar se është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga pavarësia e vendit, në vitin 1991.

Kategoritë që kanë pasur rritje më të madhe të çmimeve janë ushqime dhe pije joalkoolike (+ 19%), shërbimet bar-restorante (+ 17,3%), mobilimi (+ 16%), transporti (+ 14%), energjia dhe faturat (+ 13,5%).

Ekspertët parashikojnë një ngadalësim në tremujorin e fundit të vitit, me një normë vjetore prej rreth 10%.

Në shtator, qeveria e Zagrebit filloi një paketë të gjerë masash për të luftuar efektet e inflacionit, me një vlerë totale prej rreth tre miliardë euro.

Artikulli paraprakRRITET INDIREKT GJOBA PËR MOSPAGIMIN NË KOHË TË TATIM FITIMIT, BËHET PROGRESIVE
Artikulli tjetër“NUK ËSHTË VETËM SPACEX” PENTAGONI SHQYRTON OFERTAT E ELON MUSK!