Guvernatoi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, prej ku ka theksuar se inflacioni në vendin tonë do të ngelet i lartë gjatë tre muajve në vijim. Në fjalën e tij, Sejko tha edhe se ekonomia shqiptare ka filluar të rritet, teksa shtoi se është vendosur që të rritet me 0.5 pikë përqindja e normës së interesit.

“Banka e Shqipërisë do ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit, sidomos në produktet e shportës përgjatë tremujorit të fundit duke kapur shifrën 7.9% të tremujorit. Në këndvështrimin e shportës së konsumit, rritje e çmimit të ushqimeve, naftës dhe transportin. prodhuan 85% të inflacionit. Rritja e çmimeve ka filluar të jetë në pjesën më të madhe të artikujve.

Edhe përballë këtyre goditjeve, ekonomia shqiptare ka filluar të rritet. Sipas INSTAT, u rrit me 2.2% në tremujorin e dytë. U mbështet nga zgjerimi i konsumit privat. Kjo ecuri u pasqyrua në sektorin e punësimit. Efektet negative shfaqet në formën e pasigurisë së bizneseve, shtrenjtimit të faturës së importit. Projeksionet tona për dy vitet e ardhshme, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do fillojë të rritet. Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të këtij viti. Në 2024-ën,. do fillojë të futet në normat normale. Presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor për rritjen e çmimeve. Këshilli vendosi të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit” deklaroi Sejko.

Artikulli paraprakPROTESTA E PEDAGOGËVE, KOVAÇI: DO TË HYJMË NË GREVË URIE NËSE PRESIDENTI NA JEP GARANCI PËR JETËN
Artikulli tjetërSITUATA COVID-19 NË VEND! ASNJË HUMBJE JETE DHE 27 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT