Në vijim të informacionit të përcjellë me herët ju bëjmë me dije situatën e krijuar nga vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë Shkodër.
Aktualisht vatra e zjarrit është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa pranë vendit ku ka rënë zjarri në lagjen Kaprre.
Të angazhuara, në operacionin për shuarjen e flakëve të zjarrit janë :
-Forcat zjarrfikëse të PMNZ Shkodër
-Specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura
-Punonjës të Njësisë Administrative Shalë
-Specialistë të Shërbimit Pyjor
-Banorë të zonës
Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.
Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.
Duam të sqarojmë të gjithë banorët se strukturat tona janë në gadishmëri të plotë dhe deri tani situata po menaxhohet dhe nuk ka rrezik që vatra e zjarrit të përfshijë zonën e banuar.
Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Një falenderim për komunitetin që ka qënë pjesë e planit operacional të ndërhyrjes me qëllim shuarjen e kësaj vatre zjarri.
ZYRA E MEDIAS, BASHKIA SHKODËR