Drejtoria e Turizmit pranë Bashkisë Shkodër ka ndryshuar sërish projektin për zyrën e informacionit turistik, e cila prej 2 vitesh nuk funksionon në qytetin e Shkodrës.

Kreu i kësaj drejtorie Gentian Mema thotë se të shtyrë nga reagimet e opinionit publik, bashkia ka vendosur që të ndërtojë një zyrë me përmasa më të vogla pranë sheshit “Demokracia”. Sa i përket dokumentacionit, Mema bën me dije se bashkia ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj zyreSipas Memës, punimet për projektin e kësaj zyre informacioni do të nisin gjatë kësaj jave, ndërsa thotë se do të jetë gati për sezonin turisatik.Ndërtimi i një zyre të informimit turistik është premtuar disa herë nga Bashkia Shkodër. Fillimisht u morën masa për vënien e saj në funksion gjatë sezonit të kaluar turistik, por kjo nuk ndodhi. Më pas u premtua se ndërtresa do të ishte gati në fund të vitit të kaluar, por sërish afati u shty.

Artikulli paraprakVIJON DORËZIMI VULLNETAR I ARMËVE NË QARKUN E SHKODRËS
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I SHESHIT NË QËNDËR TË KOPLIKUT