Shkodër

Finalizohet operacioni i koduar “Kambistët”

Operacioni në kuadër të planit të posaçëm kundër informalitetit.

Në pranga 5 kambistë, 2 të tjerë u proceduan penalisht.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, mbas hetimeve me metoda speciale, për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, finalizuan operacionin “Kambistët”.

Në kaudër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

A. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

L. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Y. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit P. M. dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundrërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Artikulli paraprakKENI PLANE PËR FUNDJAVËN? MOS DILNI NGA SHTËPIA PA PARË MOTIN
Artikulli tjetërBURRI MASAKROI ME THIKË GRUAN DHE U HODH NGA PALLATI, KUSH ËSHTË ÇIFTI QË VDIQ NË LIBRAZHD