Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e pagesave të sigurimeve shoqërore nga kushdo që punon, pasi theksoi se është pikërisht ky burimi i fondit për pensionet.

“Nga një anë përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar siç dëshirojmë të gjithë nevojën për rritjen e pensioneve dhe nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky, është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror mes qeverisë, individëve dhe kompanive, sepse sigurimet shoqërore nga buron fondi i pensioneve, janë detyrim jo vetëm ligjor por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë.
Informaliteti i pagave, armik i pensioneve dhe pensionistëve”, tha ai.

Artikulli paraprak“NA LANË VETËM 3 ORË KOHË”, KRYEMADHI PAS DALJES NGA GJKKO: NUK FLAS FARE PËR ZOTIN META! NA PROVOKUAN QËLLIMISHT ME…
Artikulli tjetër“ORA E MUZËS” EDICIONI I 13-të