Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet qeverinë në luftën e saj ndaj informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal. Kreu i kësaj dhome, Nikolin Jaka në një konferencë për mediat deklaroi se ekonomia dhe sipërmarrja kanë probleme të shumta, më i rëndi informaliteti dhe evazioni fiskal e për këtë arsye mbështet çdo reformë ligjore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu kreu i DHTI-së tha se ka raste kur inspektorët tatimorë kanë abuzuar me bizneset. Jaka tha se DHTI së shpejti do të dalë edhe me një propozim për paketën fiskale 2016. Në përfundim ai apeloi që “të ndërgjegjësohemi për taksat në mënyrë që të heqim qafe atë taksidarin e korruptuar”.

Artikulli paraprakMEDIAT GJERMANE: SHQIPËRINË NJË VEND PA TË ARDHME
Artikulli tjetër“GONI”, TAJFUNI GODET JAPONINË PASI VRAU 15 VETË NË FILIPINE