Nuk janë pamjet e ndonjë fshati të thellë malor, por të lagjes ish-frutore në periferi të qytetit të Lezhës.Lëvizja e këmbësore dhe automjeteve në këtë zonë është mjaft e vështire, për shkak të mungeses së infrastruktures.

Në kohë me shi rruget bëhet të pakalueshme nga prezenca e ujit dhe baltes.Kjo problematike është prezente prej 30 vitesh, duke vështiresuar jetesen e banoreve në këtë zonë që ndodhet pranë qytetit.

Ankesat e banoreve drejtuar pushtetit vendor kanë qenë të vazhdueshme, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Në këtë zonë nuk është parashikuar të ketë investime as me buxhetin e këtij viti, pasi Bashkia Lezhë është në pritje të ndërhyrjeve në sistemimin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza përmes KFV Gjermane e më pas do të investohet në rehabilitimin dhe e rrugëve brenda qytetit dhe zonat periferike.

 

Artikulli paraprakKRIZA E PUNËTORËVE, QYTETARËT ZGJEDHIN TË PUNOJNË JASHTË
Artikulli tjetërSHKRIMTARI HASAN SELIMI PROMOVON DY LIBRA TË RINJ