Rrugët dytësore dhe rikonstruksioni I tyre do te jenë prioritet I Bashkisë së Shkodrës. Nisur nga fakti që në një pjesë të rrugëve dytësore po punohet, nen kryetari Ahmet Omi, ka organizuar një takim me firmat kontraktuese por edhe institucionet përgjegjëse për marrjen e masave. Gjate fjalës se tij, Omi ka deklaruar se ne te gjithë territorin e bashkisë se Shkodrës janë rreth 30 rruge dytësore te cilat do te rikonstrukstohen me një vlere prej 100 milionë lekesh.

Sipas parashikimeve te Bashkisë se Shkodrës, është menduar qe përfundimi I plote I këtyre investimeve do te jete fundi I muajit shtator, ne te cilat këto hapësira do ti shtohen investimeve te Bashkisë se Shkodrës. Nga ana tjeter, drejtuesit e bashkise se Shkodres, ftojne te gjithe qytetaret të mos pengojnë punimet ndërsa I bënë thirrje nese shikojnë parregullsi në punime tu drejtohen organeve përgjegjëse

Artikulli paraprakKANABIS SATIVA, ARRESTOHET NJË SHTETAS
Artikulli tjetërQYTETARET: MUNGOJNË BARNAT E RIMBURSUESHME